Mazhoranca dhe opozita kanë votuar me 81 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 – 30 nëntor 2024.
-Akti normativ nr 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar Miratohet: 76 pro, 0 kundër, 0 abstenime
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim te Keshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”’. Miratohet: 72 pro, 8 kundër, 0 abstenime
-Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore tê Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”. Miratohet: 81 pro, pro edhe 8 deputete të PD
-Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale qe lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”. Miratohet: 78 pro 0 kunder 0 abstenim, pro edhe 5 deputete të Pd
-Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Miratohet: 74 pro, 1 abstenim
-Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë” Miratohet: 74 pro, 6 abstenim
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe tê kontabilistit tê miratuar”’, i ndryshuar. Miratohet: 74 pro, 5 kunder
-Projektligji “Për anulimin e masave administrative”. Miratohet: 81 vota pro