
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Edhe sot e nesër, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme shiu. Në zonën e jugut, reshjet parashikohet të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Më konkretisht; reshje mesatare priten në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Ndërsa në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit reshjet priten të jenë në formën e dëborës.