Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni ka shënuar dy herë për Ganadën duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll!
Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, vijnë kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 3 me 0, duke e bërë 29-vjeçari që të thyejë rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.
Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.
Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.