Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i djeshëm në Greqi, ku arrestuan disa anëtarë të grupeve kriminale. Operacioni nisin pasi u ç’koduduan bisedat e tyre “SkyECC” nga autoritetet franceze dhe Europol. Në dosje mësohet se përfshihen të paktën 21 persona. Sipas mediave greke, mësohet se janë zbuluar informacione në lidhje me atentatin e 26 shkurtit 2021 në vendin e quajtur “Stacioni i Larisës” në Athinë, ku u tentua të vritet me armë zjarri shtetasi Ari Papa, 32 vjeç nga fshati Dhivër i Sarandës. Ishte ora 20.00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku i shpëtoi vdekjes.
Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera. Megjithatë Ari Papa u ekzekutua në 30 maj 2021, në “Sepolia” Athinë teksa pinte kafe në një lokal. Për vrasjen e tij, në mars 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishi shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjecarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohet se ka ardhur nga Shqipëria. Përveç atentatit ndaj Papës, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky ECC” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.
Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe gra në burgje.
Si u zbuluan bisedat?
Në dy vitet 2020-2021, autoritetet e zbatimit të ligjit në Belgjikë, Holandë dhe Francë kishin arritur të çmontonin dy aplikacione kyçe të komunikimit të koduar të përdorura nga anëtarët e krimit të organizuar në Evropë dhe në mbarë botën. Përveç SkyECC, autoritetet kanë “krisur” edhe aplikacionin EncroChat, duke shfrytëzuar përmbajtjen e komunikimeve. Në Greqi, autoritetet e ndjekjes gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur vetëm pjesë-pjesë të dhënat nga serverët e SkyECC dhe EncroChat. Gjithsej, për vendin fqinjë, janë 4500 skedarë audio, 28 milionë sms dhe 250 000 foto me interes që po hetohen nga autoritetet kompetente. /korrieri