
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sapo ka mbërritur në kryeqytet, disa orë pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën sot në banesën e tij. Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga “Dosja.al”, Veliaj ka mbërritur në Tiranë, në aeroportin e Rinasit rreth orës 18:45.
DETAJET E FLUTURIMIT
Fotoja, e shkrepur nga brenda avionit, tregon Veliajn të veshur me xhup dhe me një kapele në kokë. Diçka po lexon ose po komunikon me dikë, për shkak se është tërësisht i fokusuar në celularin e tij.
ERION VELIAJ NË AVION
Çfarë ndodhi sot me Veliajn?
Teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pavarësisht se pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh, Veliaj ende nuk ka bërë asnjë reagim për zhvillimet më të fundit. Përkundrazi, në profilin e tij në Facebook ka publikuar foton e një tigri nga Kopshti Zoologjik në Tiranë./korrieri