Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë, përplasja ka nisur mes një 51-vjeçari dhe një 41-vjeçari për motive të dobëta. 51-vjeçari me inicialet A.R. ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 41-vjeçarin Xh.K, duke e plagosur rëndë.
Blutë e Vlorës thonë se janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Njoftimi:
Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore./korrieri