Zbardhen detaje të tjera nga bisedat ku Suel Çela flet në Sky Ecc nën pseudonimin Marjus Lulaj, me gjyqtaren Pajtime Fetahu. Nga biseda dyshohet së Pajtime Fetahu e bën me dije Marjus Lulaj se dy gjyqtarët e tjerë të çështjes janë ndikuar me qëllim favorizimin e pozitës procedurale penale të Astrit Sinanaj. Nga bisedat Pajtime Fetahu i drejtohet Suelit “o i bukuri i dheut”.
Pjesë nga biseda:
Pajtime Fetahu: Nuk me pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje.
Marjus Lulaj: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh”. “Do ti takoj të dy un e shikoi nëse janë të lëkundur”.
Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin”. “Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë.
Në biseda del edhe emri i Megi Fetahut, vajza e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj së cilës SPAK lëshoi masën e arrestit me burg. Vajza shpesh herë bën rolin e ndërmjetësueses së nënës së saj dhe eksponentë të organizatës së Suel Çelës.
Në një bisedë të zhvilluar më 29 korrik 2020, ajo komunikon me Klaus Matishin dhe i shpreh atij mërzitjen e nënës së saj Pajtime Fetahu me Suel Çelën dhe vëllain e tij Mario Çela.
Pjesë nga biseda me Pajtime Fetahun dhe Suel Çelën;
Marjus Lulaj: Të presim për kafe. Pa diskutim o do fitojm o do fitojm”.
Pajtime Fetahu: Të rrini gëzuar.
Marjus Lulaj: Faleminderit”.
Pajtime Fetahu: Bëj se ti e meriton dhe te kam thënë qe ju kam në zemër”.
Marjus Lulaj: Mirë motra shikoje vet ne këtu jemi, dhe me thuaj për ca të nevojitem se vetëm ti po bën për ne”.
Pajtime Fetah: Faleminderit shumë o yll. Po për Kelin nuk u gëzove qe nuk po e përmend? Unë bëra gjithë atë lufte nëe gjykate me burgjet me prokurorin. Apo nuk tregon blerina? Apo thotë qe i ka bërë ajo?”.
Marjus Lulaj: Për ty hidhen ne zjarr jo vetëm unë të gjithë ne dhe ne tkemi ciper kokës ty”.
Pajtime Fetahu: Ishalla nuk me nevojitesh haha. /korrieri