Trafiku ndërkombëtar i drogës ka treguar se sfida më e madhe e grupeve kriminale është ‘rënia e rrugëve’ në momentin që një ngarkesë kapet nga autoritetet. Dhe grupi i Suel Çelës nuk ka bërë përjashtim nga kjo gjë. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dokumentohet dhe biseda mes anëtarëve të grupit që flasin për kapjen e 446 pakove me lëndë narkotike, kokainë, që ishte nisur më 12 dhjetor të vitit 2020 në portin Guayaquil në Ekuador dhe ishte transportuar për në Roterdam ndërsa vendi ku do të shkarkohej ishte Antëerp më 5 janar 2021.
Në dosje thuhet se në janar të vitit 2023 një kontejner i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Roterdamit ku është konstatuar pamje jo e zakonshme në dyshemenë e tij, ku dhe ishte fshehur lënda narkotike. Më tej theksohet se në vijim kamioni është dërguar për verifikime të mëtejshme në të cilën janë gjetur pako me lëndë narkotike të cilat janë nxjerrë nga kontejneri. Pas verifikimeve 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie.
Pjesë nga dosja:
EPISODI Nr. 4. (Trafikimi narkotikëve Holandë datë 05.01.2021). Në muajin Maj 2023, Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion policor se më datë 05.01.2021, autoritetet ligjzbatuese Holandeze gjatë kontrollit të konteinerit me numër identifikimi SUDU8014922-5 në në portin detar të Roterdamit, Holandë, kanë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 446 pako me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë të fshehura në dyshemenë e kontenierit.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit 78 viti 2023 ka dërguar kërkesën për ndihmë juridike nr.L207 prot., datë 30.05.2023 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Mbretërisë së Holandës. Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.2778/1 Prot. datë 17.07.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Kompetente të Mbretërisë së Holandës, ku nga aktet e përcjella rezulton se: Më datë 05.01.2021, konteineri me numër SUDU 801492-5 pasi i është nënshtruar skanimit me rreze X në portin e Rotterdamit janë konstatuar pamje jo të zakonshme në dyshemenë e tij. Ne vijim kamioni me targë 3-BNJ-5, me trajler dhe konteinerin me numër SUDU 801492-5, janë dërguar për verifikime të mëtejshme në një vend të posaçëm në ambientet e doganës. Pas shkarkimit të ngarkesës me banane është çmontuar dyshemeja e konteinerit në të cilën janë konstatuar pako me lëndë të dyshuara narkotike të cilat janë nxjerrë nga konteineri dhe pas numërimit dhe fotografimit kanë rezultuar gjithsej 446 pako që përmbanin lëndë të dyshuara narkotike.
Më pas janë përzgjedhur 30 pako të rastësishme për kampionim dhe 3 pako të rastësishme për testim për prani të lëndëve narkotike. Pas peshimit bruto të 30 pakot janë hequr të gjitha shtresat e paketimit dhe është realizuar peshimi neto. Nga çdo paketim i përzgjedhur, janë marrë 3 gramë lëndë, pluhur i bardhë, dhe është dëguar për analiza për ekzaminime të mëtejshme në laboratorin e doganës. Çdo qese ishte e pajisur me një numër unik SIN, përkatësisht SIN AA006501NL deri me AAOO6530NL. Më pas, mbi substancën pluhur të bardhë të përzgjedhur në mënyrë rastësore është spërkatur një sasi e vogël e lëngut narko spray. Lëngu më pas u kthye në blu, gjë që tregonte praninë e dyshuar të kokainës. Pas peshimit të 446 pakove me lëndë narkotike të dyshuar kokainë të gjetura në dyshemenë e konteinerit janë peshuar dhe ka rezultuar se pesha bruto e tyre ka qenë 526.25 kilogramë. Pas llogaritjes, pesha totale neto ka rezultuar 446.99 kilogramë. Pas këtij veprimi të 446 pakot e dyshuara me kokainë janë asgjesuar me djegie.
Sipas sistemit të Doganës AFIS, ka rezultuar se konteineri i ngarkuar me banane ishte ngarkuar më 12 dhjetor në portin Guayaquil (Ekuador) dhe ishte transportuar për në Rotterdam me kompaninë MAERSK BRANI. Në Urdhrin e Transportit të kompanisë P. Visser Transport BV (me numër sendi 31-BNJ-5.04) vendi ku do të shkarkohej konteineri ishte “Antëerp Neë Fruit Terminal” Rostockëg 1 haven 212 në Antëerpen dhe se konteineri do të linte terminalin në Antëerpen më 5 janar 2021. Marrësi i konteinerit doli se ishte kompania RIVA Fruit, me adresë në: Koopliedenëeg 5, 2991LN në Barendrecht.
Kompania e tranporteve MAERSK Benelux B.V. ka përcjellë të dhënat që kjo kompani dispononte në lidhje me konteinerin me numër SUDU 801492-5, i cili ishte ngarkuar me banane në Ekuador. Dërgues ishte kompania Sentiver S.A., e cila e kishte ngarkuar atë në anijen
MAERSK Brani në portin Quayaquil, në Ekuador me destinacion portin e Antëerpen. Si pritës i mallit ishte dhënë emri i kompanisë ABC Fresh Trading B.V. me seli në Hagë, së cilës i ishte dhënë edhe release/pinkodi për nxjerrjen e konteinerit. Nga analizat e kryera nga Laboratori i Doganës u konstatua se të gjitha mostrat me identifikimi SIN AAOO6501NL deri me AAOO6530NL përmbanin kokainë.
Nga verifikimet e kryera nga HARC Rotterdam ka rezultuar se kompania P.Vissert Transport BV ka patur edhe një incident ku është gjetur lëndë narkotike në konteinerin që transportonte më datë 02.12.2020 dhe për këtë arsye HARC ka patur në monitorim shoferin Roelf Otter dhe persona të tjerë që bashkëpunonin me të, duke e finalizuar më datë 05.01.2021, sipas dosjes së HARC Rotterdam kanë qenë të përfshirë R.Ottter, D. Buijtenhuis, P.visser dhe R. Van Soest.
Në kuadër të këtyre hetimeve autoritetet ligjzbatuese kanë arrestuar shtetasit: Dirk Evert Patrick Buijtenhuis i datëlindjes 16 shkurt 1985, Roelof den Otter, i datëlindjes 17.04.1971 lindur në Zoelen, Holandë, Dirk Evert Buijtenhuis, i datëlindjes 16.02.1985 lindur në Amersfoort, Holandë.