Suel Çela pagoi 15 000 euro që emri i Mentor Mezini ( Tor Lushnjari ) të mos përmendej në media ?
SPAK lëshoi një numër të mardh urdhër arrestesh në lidhje me grupin e Suel Çelës, e cila është cilësuar në dosje si “organizatë kriminale” për shkak të aktivitetit të gjerë dhe organizimit të tyre.
SPAK ka dokumentuar me fakte ndikimin e Çelës në sistemin e drejtësisë si edhe në media duke paguar shumë të mëdha për të sulmuar kundërshtarët dhe mbrohtur grupin e tij.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Korrieri, në një episod në këtë dosje përfshihen edhe mesazhet e shkëmbyera mes Suel Çelës dhe një personi të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme, i cili është i interesuar që të mos përmendet në media emri i Mentor Mezinit, i njohur ndryshe edhe si Tor Lushnjari.
Në komunikim me njeri-tjetrin, Suel Çela pretendon se ka paguar 15 000 euro disa gazetarë në mënyrë që të parandalohet përmendja në një moment të dytë i emrit të Mezinit pasi ai ushte përmendur në një emision televiziv.
Fakti që Mezini është përmendur në këtë emision si një ndër personazhet që ka “mbi 150 milion euro cash”, ka shkaktuar shqetësim në grupin që kishte lidhje Suel Çela sipas dosjes së SPAK dhe nisur nga kjo kanë kërkuar ndihmë nga ai që të ndalojë vijimin e publikimeve për Tor Lushnjarin.
Pas këtij komunikimi, Çela thotë në mesazhe që ka kontaktuar dhe ka paguar 15 000 euro duke marrë garanci që nuk do të flitet më për Mentor Mezinin.
Kush është Mentor Mezini i njohur ndryshe edhe si Tor Lushnjari ?
Mentor Mezini del në përgjimet e Sky duke komunikuar me personazhe të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në Shqipëri, ndërsa më herët kishte marrë edhe statusin e Investitorit Strategjik në bregdetin shqiptar përmes kompanisë “Bluebay” shpk. Ai ka qenë ndërtuesi i kullave te Liqeni i Tiranës, por të gjitha i shiti pasi SPAK nisi verifikimin e pasurisë.
Shitja e “BlueBay” shpk
Kompania, e cila zotërohej në 100% të aksioneve nga Mentor Mezini, vendoxi që të shesë të gjitha kuotat e tij për shumën e 12 milionë eurove. Kompanitë blerësë ishin “Edil Project”, “Belhaus shpk” dhe “Hotel Colosseo”.Të tre shoqëritë blerëse rezultojnë se kontrollohen nga familjarë të biznesmenit Pjerin Fushaj. Ky i fundit aktualisht është pronar i “STAR NEëS-RTV” në Shkodër dhe i “HOTEL COLOSSEO MARE”.
200 mijë euro janë dhënë për blerjen në momentin e firmosjes së kontratës, e më pas 7.8 milionë euro duhet të ishin shlyer deri në 31 janar 2024, pjesa tjetër duhet të ishte shlyer deri në fund të vitit 2024. Gjithashtu, tre shoqëritë blerëse kanë marrë përsipër të furnizojnë me hekur në vlerën 4 milionë euro, kompanitë e tjera që zotërohen nga Mezini. Furnizimi do të bëhet nga markat “Diler”, “Sidenor” ose “Pettini Class”. Por për të shmangur ndonjë tërheqje të marrëveshjes, deri në shlyerjen e plotë të çmimit nga pala blerëse kuotat e kompanisë Bluebay do të qëndrojnë të bllokuara në emrin e shitësit, pra të Mezinit.
“Bluebay shpk” është themeluar në dhjetor të vitit 2019 me pronar të vetëm Mentor Mezinin. Në tetor të vitit 2020, kjo shoqëri përfitoi statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike për projektin e saj Drymades Beach Resort.
Leje Zhvillimi për objektin: “Drymades Beach Hotel, Bashkia Himarë”, me zhvillues “BLUEBAY” sh.p.k.
Në zonën e Jugut pritet të jepen leje zhvillimi për objektin: “Objekt me funksion hoteleri, Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Fatmir Hanxhari”; objektin: “Drymades Beach Hotel, Bashkia Himarë”, me zhvillues “BLUEBAY” sh.p.k.; “Struktura me funksion apart-hotel, parkim dhe ambiente ndihmëse nëntokë, Drimadhë, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Bedrizan Daçellari; “Godinë hotelerie dhe parkim nëntokë, “Queen Vasilika”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Queen Vasilika” Sh.p.k. Po në zonën e Himarës planifikohen të jepen leje ndërtimi për objektin: “Kompleks Turistik “Gone-Perivol”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investments” sh.p.k.; “Objekt banimi dhe kat nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me zhvillues “Bega-07” sh.p.k.
Projekti i fituar parashikonte ndërtimin e një hoteli me 5 yje dhe 110 dhoma në Gjilekë të Himarës. Investimi total për ndërtimin e resortit vlerësohet 6.3 milionë euro, ndërsa ndërtimi dhe vënia në funksion e këtij hoteli sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, do të punësonte 165 persona. /korrieri