Dëmtimi i linjës së furnizimit ka lënë pa energji elektrike të gjithë fshatrat e Shkodrës.
Mësohet se linja është dëmtuar si pasojë e erës së fortë, ndërsa OSHEE thotë se po punon për riparimin e saj. Pa energji janë zonat nga njësia administrative Shalë deri në Anën e Malit.
Probleme nga moti i keq janë shkaktuar edhe në Lushnje dhe Elbasan. Disa rrugë dhe sheshe në dy qytetet janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut.
Në Lushnje problematike mbetet zona e bulevardit kryesor dhe pranë spitalit, që aktualisht është thuajse e pakalueshme.
Më herët, edhe bulevardi kryesor i Laçit u përmbyt nga reshjet si dhe vështirësi në kalim u raportua në autostradën e re të Thumanës./korrieri