Gazeta Korrieri mëson se Arbër Avrami është hequr nga AlbGaz pas hetimit babait, Vladimir Avrami për pastrim parash, zëvendësohet nga Amarda Kapaj
Belinda Balluku ka “fshirë” në heshtje Arbër Avramin nga drejtimi i kompanisë shtetërore AlbGaz sh.a duke emëruar në vend të tij një tjetër person.
Sicc mëson ekskluzivisht Gazeta Korrieri, gjithccka ka ndodhur në heshtje, jashtë vëmendjes së mediave për të mos i dhënë më krahë skandalit të pastrimit të 50 milion euro, në të cilin sipas Prokurorisë së Tiranës ishte përfshirë edhe babai i Arbër Avramit, Vladimir Avrami nëpërmjet kompanisë “Europa Building”.
Kompania u sekuestrua në qershor 2024 nga Prokuroria e Tiranës bashkë me disa kompani të tjera pasi dyshohet që në bashkëpunim me Elman Abulen dhe Kristian Boccin ishte pjesë e një skeme gjigante pastrami parash me vlerë 50 milion euro.
Emërimi i Arbër Avramit në krye të AlbGaz ishte bërë në vitin 2018 nga Damian Gjiknuri. Ish ministri socialist gjithashtu ka qenë disa herë në SPAK për afera të ngjashme korruptive.
Ndërkaq të gjitha kompanitë e sekuestruara janë të lidhura me fije të dukshme dhe të padukshme me njëra tjetrën dhe sigurisht me politikanë të lartë. Media ka publikuar dhe foto të udhëtimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës me Elman Abulen.
Vladimir Avrami është njëkohësisht dhe konsull nderi i Qipros në Shqipëri.
Jo rrallëherë këto emërime pa kriter nga shteti shqiptar janë përdorur nga persona të vetëquajtur biznesmenë por që kanë rezultuar të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike apo pastrim parash.
Skema e pastrimit të parave
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Kristjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.
Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.
Raportohet se Elman Abule, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.
“Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna”, informon organi hetues.
Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar.
Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis shtetasit me iniciale Elman Abule. dhe Kristjan Boçit, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj. /korrieri