Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar protestës qytetare kundër vrasjes së Martin Canit, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.
Malkaj u shpreh gjatë fjalës së tij, se ishte tmerruar nga sjella e tre ministreve në parlament.
Në kohën kur mbahej 1 minutë heshtje për Martinin, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro qeshnin pas shpinës së deputetit Asllan Dogjani i cili kërkoi 1 minutë heshtje për fëmijën e vrarë.
Fjala e Mehdi Malkajt:
Ju falënderoj shumë që merreni pjesë në dhimbjen e familjes të cilës i ka ikur djali yll.
Thonë andej nga jam unë; o njeriu me mend, hidhe në trupin tënd, si të dhëmb, ashtu më dhëmb.
Unë u tmerrova kur pashë ato tre kukumjaçkat që zgërdhiheshin në një kohë kur aty mbahej 1 minutë heshtje.
Pjesa kur ministret Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro qeshnin:
Është turp i madh, nuk janë as nëna, as vajza, as njeri. Janë ca kafshë dore që i heq zvarrë ai ndyrësira e gjatë.
Më thoni një rast të vetëm që i kanë thënë atij kryeministrit, për 12 vjet me radhë ti kenë thënë; ej këtu e ke gabim. Por ai i varros të gjallë, ai është qelbësirë.
Kjo që ndodhi, është hajt ta heqim nga vetja, por i riu iku, çfarë Tik Tok, tak tuk. Jo more jo, se edhe neve nxënës kemi qenë, por na donin mësuesit, na përqafonin mësuesit.
Por ky 90 për qind të mësuesve i ka të paaftë. Edhe kush është ndonjë i aftë e hedhin nga gardhi.
Shumë ngushëllime familjes, më vjen shumë keq, marr pjesë në dhimbjen e tyre’, tha aktori Mehdi Malkaj në protestën qytetare tek Ministria e Arsimit.