Marenglen Tozaj kapet me 1 milion euro në kamion duke u futur në Shqipëri, arrestohet shqiptari, operacioni nga SPAK
Marenglen Tozaj është vendosur në pranga pasi ka tentuar që të kalojë gati 1 milionë euro në kufirin përmes Malit të Zi. Mediat malazeze kanë njoftuar se në pikën kufitare Bozhaj-Hani i Hotit, u kapën 950 mijë euro që ishin fshehur në serbatorin e një automjeti të ngarkuar në një karrotrec për zhdoganim. Policia malazeze në pikën kufitare ka vënë në pranga drejtuesin shqiptar të karrotrecit, 44 vjeçarin Marenglen Tozaj.
“Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se janë me origjinë nga veprimtari kriminale dhe se me transferimin e tyre është fshehur origjina e tyre dhe kështu është kryer vepra penale e pastrimit të parave, në shumën totale prej rreth 950.000,00€ i dyshuari është privuar nga liria,”-njoftoi Policia malazeze.
Ky është rasti i tretë i transportimit të parave në drejtim të Shqipërisë. Dy rastet e mëparshme, paratë u kapën nga policia kufitare e Shkodrës, në pikën e Muriqanit. Të tre rastet e parave, vendin e origjinës e kishin nga qyteti i Dortmundit në Gjermani.
Cfare tha policia
Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se janë me origjinë nga veprimtari kriminale dhe se me transferimin e tyre është fshehur origjina e tyre dhe kështu është kryer vepra penale e pastrimit të parave, në shumën totale prej rreth 950.000,00€ i dyshuari është privuar nga liria