Shtëpia e Bardhë nuk sheh nevojën për të ndryshuar doktrinën e saj bërthamore, thonë zyrtarët, pasi Vladimir Putin uli zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia.
Sipas mediave të huaja, një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së i tha Reuters se nuk ishin të befasuar nga vendimi i Putinit.
Si e tillë, administrata Biden “nuk ka parë asnjë arsye për të rregulluar qëndrimin apo doktrinën tonë bërthamore në përgjigje të deklaratave të Rusisë sot”.
Megjithatë, zyrtari tha se Shtëpia e Bardhë kritikoi “retorikën e papërgjegjshme” të Putinit, pasi ai vendosi të lejojë teorikisht një përgjigje të mundshme bërthamore ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë, nga çdo komb që mbështetet nga një fuqi bërthamore.
Komente të ngjashme ka bërë edhe kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Nuk është hera e parë që ata kërcënojnë me përshkallëzim bërthamor, gjë që është krejtësisht e papërgjegjshme”, tha ai.