Ky është Mario Perlleshi që vrau Martin Canin para shkollës, dalin pamjet pak pas sherrit
Identifikohet personi që ka goditur me thikë 14-vjeçarin Martin Cani jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli.
Ai quhet Mario Perlleshi, e ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ne pjesën e dorës së majtë.
Sipas burimeve i mituri Mario pasi ka kryer sulmin me thikë ka shkuar pranë një parku në afërsi të pazarit të ri e ndërsa më pas drejt spitalit privat.
Ora News ka publikuar edhe një foto që është shkrepur nga telefoni i autorit ku ja ka dërguar disa shokëve të tij.
Sipas fotos dora shikohet e gjakosur e ndërsa dallohet edhe e prera me thikë. Sapo të stabilizohet gjendja e autorit policia në ndihmë edhe të psikologut do ta marr në pyetje.
Sipas një audioje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, gjatë mbledhjes së prindërve në shkollën “Fan Noli”, njëri prej tyre dëgjohet të thojë se stafi ishte në dijeni të thikës që kishte marrë me vete 14-vjeçari, pasi ai e tregoi atë në klasë.
Sipas prindërve, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesja, drejtoresha, psikologia e shkollës “Fan Noli” dhe oficerja kanë qenë në dijeni të thikës që 14-vjeçari kishte marrë me vete.
“Përgjegjësia juaj ishte që ata fëmijë të mos vinin as orën e 5 e të 6 që kishin marrë leje. Nga e premtja ishte bërë çfarë ishte bërë dhe për zyshën duhet të merren masa, edhe për drejtoreshën. Edhe oficeren. Gjithë çfarë kanë qenë. Edhe psikologu ishte në dijeni. Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë ‘prisni ju çfarë do të ndodhë sot’. Dhe vjen me një thikë kaq! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”,dëgjohet në audio.
Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika.
Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një “pse më shikon?”, por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. /korrieri