Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksionin antidrogë që po zhvillohet në Shqipëri. Mësohet se është zbuluar një laborator kokaine në Qerekë. Laboratori ishte ngritur në një banesë private. Deri më tani raportohet se hetimet janë bërë nga autoritetet spanjolle dhe se bëhet fjalë për një grup kriminal shqiptar që ka operuar në Spanjë dhe me ‘homologët’ e tyre spanjollë. Infromacionet kanë përcjellë drejt autoriteteve shqiptare, më konkretisht Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që së bashku me Forcat Operacionale kanë nisur kontrollet dhe ekzekutimin e urdhërarresteve. Kontrolle po kryhen edhe në rezidencën Kodra e Diellit. Deri më tani raportohet se ka disa të arrestuar, por ende nuk janë zbardhur emrat.