Janë zbuluar një pjesë e mesazhe që Bledar Duro, mësuesi i artit pamor në shkollës 9-vjeçare ‘Sotir Gura’ në Korçë, u dërgonteve dy nxënseve të mitura të cilat i ngacmonte seksualisht.
Komunikimi është vërtet i rëndë dhe përtej etikës së një profesori. Për arsye etike IliriaNews,al vendosi që të publikojë të reduktuara një pjesë të mesazheve që mësuesi Bledar Duro ka shkëmbyer me vajzat për një periudhë më shumë se dy muaj.
Pjesë nga mesazhet:
Vajza: Kaq. Shpresoj të më kuptosh dhe mos e zgjasim më të lutem.
Profesori: Po bisedë moj, se unë s’po kërkoj më shumë. Bisedë pse jo
Vajza: Jo sepse ndihem shumë siklet
Profesori: Ne e filluam. Ta heq unë sikletin
Vajza: Po pro nuk e dija që do bëhej ajo bisedë lidhur me atë pjesë që unë e kam të vështirë të flas dhe nuk dua të vazhdoj më atë bisedë, kaq.
Profesori: Dakort, po si do shikohemi ne në sy. E madje në shkollë? Unë e përballoj, ti?
Vazja: Do bëj sikur s’ka ndodhur. U bë njëherë s’do ndodhë më të lutem, e lemë me kaq.
Profesori: Qetësoju, po e merr keq
Vajza: Jo s’po e marr keq, thjeshtë nuk dua që të ndodhë kjo midis meje dhe teje që je profesori im
Profesori: Atere më përdore… aman bre
Vajza: Më vjen shumë turp
Profesori: Më fal mua atëherë sinqerisht
Vajza: Kjo është e gjitha
Profesori: Rri e qetë se unë s’jam kalama. Rri e qetë, e unë në moshën tënde kështu jam exituar. Mos kujto se s’kam respekt e dëshirë për t’u bërë artiste
Vajza: Jo profesor, po se mendoja që arti të niste nga aty
Profesori: Ishte fillimi, dhe ti e ndjeve. Në qoftë se jo…duart duke të prekur kudo, me sy mbyllur plot ngjyra, këtu në bisedë jo në realitet. Do doje, sinqerisht?
Vajza: Jo fare, s’dua të diskutoj më për këtë bisedë të lutem. Natën e mirë
Profesori: Mos kujto se del fjalë nga unë
Vajza: Jo por nuk dua ta bëj këtë gjë, kaq.
45-vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, pasi dyshohet se, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ka ngacmuar dy 14-vjeçare.
Prindërit nga ana tjetër pas këtij rasti janë shumë të shqetësuar për fëmijët e tyre, dhe kërkojnë që personat që punojnë në institucionet arsimore të intervistohen herë pas here.