Eduart Reçi, një biznesmen 52 vjeç u qëllua pak para mesnatës së kaluar me plumb në kokë, teksa ndërroi jetë në spital disa orë pas ngjarjes.
Korrieri mëson se Reçi ishte babai i dy djemve dhe ishte sipërmarrës në fushën e ndertimit. Po kështu mësohet se 52-vjeçari ka punuar para shumë vitesh në SHISH.
Në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm dhe se po qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.
Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati./korrieri