Qeveria ka paraqitur në kuvend projektligjin për akvizimin e rezervistëve në forcat e armatosura.
Bëhet fjalë për gati 2100 efektivësht që janë liruar por që tashmë do jenë në një nivel të ri aktivizimi.
Korrieri mëson se shërbimi i tyre do të jetë për rreth 2 vite dhe koha mund te zgjatet vetem ne rastet kur vendosen masa te jashtezakonshme
Sipas përcaktimeve në dokument nese nje reversit nuk do te marri pjese ne trajnime apo stervitje dhe operacione ushtarake ai do te gjobitet ne masen e 5-10 mije leke.
Ne draft percaktohet qe sherbimi reservist kryehet nga shtetasit shqiptare deri në moshën 60 vjec per oficeret, 55 vjec per nenoficeret dhe 50 vjec per ushtare.
Ne draft thuhet gjithashtu se nuk lejohet te behen pjese e sherbim it reservist ministra, apo kryetare te partive politike.
Rezerviostet do te jene ne krah te forcave te armatosura dhe ne misionet e Natos apo edhe misione ushtarake nderkombëtare.
Shtetasi i cili aktivizohet per kryerjen e sherbimit ushatark reservist po ashtu ka te drejte ruajtjen e vendit te punes, po ashtu subjektet shteterore dhe private jane te detyruara ta rikthejne në vendin e meparshem te punes, ne te kundert do te ndeshkohet me 20 fishin e pages minimale mujore.
Pjesemarres ne sherbimin ushtarake reservist mund te jene edhe shtetasit shqiptar qe kane 2 nenshtetesi, ndersa te drejtat e tyre do te jene te barabarta me ato te FA.
Shpenzimet per te mbuluar aktivizimin e 2100 ushtarakeve pritet te sjellin nje efekt financiar ne buxhetin e Ministrise se mbrotjes nje vlere prej 1.5 miliarde lekeve.
Rezervisti sipas dokumentit është veprimtari e veçantë, shoqërisht e domosdoshme për shtetin, që kryhet në bazë të dëshirës, vullnetit dhe detyrimit për t’i shërbyer vendit.