PRISHTINË- Futja e Atilla Kardesh në Big Brother VIP Kosova ka ngjallur shumë reagime në Kosoë. Jashtë ambienteve të “Klan Kosova” janë mbledhur shumë aktivistë, të cilët janë kundër vendimit të produksionit për futjen e banorit brenda shtëpisë më të famshme në vend. Kjo pasi sipas tyre, ai, si një dhunues fizik, mund të lëndojë sërish modelen Drenusha Latifi, e cila është pajisur me urdhër mbrohtje nga ish-bashkëshorti.
Pavarësisht pretendimeve, produksioni i “BigBrother” ka zgjedhur që të heshttë.
Por denoncuan një sulm të ndodhur pranë ambienteve ku është ndërtuar shtëpia. Media, raportoi se në një makinë ku ndodheshin katër gra, ka hyrë brenda hapësirës së televizionit dhe kanë hedhur mjete piroteknike duke rrezikuar jetën e punonjësve. Gjithashtu në vendngjarje u thërriten forcat e policisë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i këngëtares Drenusha Latifi, u bë pjesë e “BBVK 3” si banori më i ri. Futja e tij në shtëpi shkaktoi reagime në publik, pasi Drenusha është pjesë si konkurrente në këtë edicion.
Ish-çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku dhe u ndanë, pasi Drenusha tha se ai e dhunonte. Ajo publikoi disa fotografi të dhunës që kishte përjetuar. Drenusha u pajis me urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit, duke theksuar nevojën për të mbrojtur veten dhe fëmijët e saj.