Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin H. Sh., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit fizik të 66-vjeçarit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës thikë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
- G. P., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
- B. M., 42 vjeç, banues në Velipojë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
- S. Z., 21 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi si dhe në automjet kishte të vendosur një pajisje (fenelinë) si ato të Policisë.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja Sh. M., 51 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila ka kallëzuar se në banesën e djalit të saj, në rrugën “Hamdi Sina”, i kanë vjedhur në kasafortë, një armë zjarri të cilën e mbante me leje. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 munita ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.