
Përmbytjet kanë paralizuar Spanjën. Numri i viktimave ka shkuar në 95. Ndërsa vendi është zhytur në ujë e baltë.
Autoritet frikësohen se në orët në vijim numri i viktimave mund të rritet. Guvernatori i Valensias Carlos Mazon është akuzuar si përgjegjës për mos marrjen e masave parandaluese të kësaj katastrofe.
Numri i personave të zhdukur ende nuk dihet. Autostrada për në Alicante është e bllokuar me mijëra makina dhe kamionë të përmbysur.
Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare nga e enjtja deri të shtunën.