Një 43-vjeçar shqiptar u arrestuar para pak ditësh në aeroportin e Manises nga policia spanjolle.
Ai ishte në kërkim nga autoritetet belge për dhënie informacionesh për kryerjen e vrasjes së një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022. Siç shkruajnë mediet belge, bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D..
Shqiptari tentoi të kalonte kontrollin e pasaportave me dokumente false, por në bazë të gjurmëve të gishtave, ai u identifikua si Marsel D., i dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë. Ai dyshohet se është përfshirë në ekzekutimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar.
39-vjeçari Muça u vra përpara banesës së tij në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar. Muça rezulton si mik i familjes Çapja. Mediat belge thonë se nuk është ende e qartë se çfarë roli kishte në këtë vrasje Marsel D., tashmë i arrestuar.