I forti i Niklës, Durim Bami po përpiqet me cdo kusht të shmangë dëbimin nga Dubai në drejtim të Shqipërisë.
Ai ka pretenduar pranë autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe se në Shqipëri i rrezikohet jeta, për shkak se nga hetimet e autoriteteve ka rezultuar se 16 personazhe të botës së krimit bënin plane për ta vrarë atë.
Durim Bami mësohet përmes avokatit të tij ka dorëzuar pranë autoriteteve emrat e personave që kishin qëllim vrasjen e tij.
Durim Bami u arrestua për herë të dytë më 21 tetor dhe ende nuk dihet nëse do të dëbohet ose jo drejt vendit tonë, sic u veprua me rastin e Plarent Dervishaj.
Në qershor ai u arrestua në Dubai dhe më pas u la i lirë.
Durim Bami akuzohet për plane për të kryer vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ndërsa ish-deputeti dhe emra të tjerë të njohur të krimit, si Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi, etj kërkonin kokën e Durim Bamit.