
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër këtë të mërkurë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, pranë zonës së ish lapidarit të 5 heronjve.
Paraprakisht dyshohet për 4 persona që kanë ndërruar jetë dhe 2 të tjerë të plagosur.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.
Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici. /Korrieri