
Mbështetës të opozitës kanë bllokuar akset rrugore në 6 pika nevralgjike nga Miloti në Levan. Protesta ka nisur rreth orës 17:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00, sipas njoftimeve zyrtare.
Ndërkohë që deri më tani nuk janë shënuar incidente apo përplasje, një qytetar në Milot ka zgjedhur të protestojë hipur një kalë, ndërsa tha se duhej të fitonte Donald Trump.