
Karamelja jeshile që alarmoi opinionin publik nuk është drogë! Në fakt ishte vetëm një ilaç që një prej fëmijëve kishte marrë në shtëpi dhe e kishte konsumuar në klasë. Sipas “TopChannel”, në deklaratën e Policisë së Shtetit thuhet se janë kryer analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë Instituti të Shëndetit, atje ku është konkluduar se karamelja nuk ka pasur prani të lëndëve psikotrope. Analizat kanë zbuluar se në përbërje të ‘karameles’ është vitamina E, ndërsa kokrrën, i mituri e ka marrë nga suplementet që përdorte i ati.
Top Channel u interesua pranë ISHP për të mësuar më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e karamelejes, por Instituti i Shëndetit Publik mohoi të kishte kryer këto analiza.
Por pasi u kontaktua sërish Polica u tha se ka qenë një lapsus pasi analizat janë kryer në Institutin e Policisë Shkencore dhe jo në Institutin e Shëndetit Publik. Por pavarësisht se në këtë rast, alarmi për drogë ka qenë i rremë, rasti ka shërbyer për të kthyer edhe njëherë në vëmendje të gjitha shkollat e kryeqytetit. Këto institucione janë kthyer në “parajsa” për shpërndarësit e lëndëve narkotike.
Si u zbulua rasti dhe kush e dha alarmin?
Karamelja është gjetur në një shkolle 9-vjeçare të njohur në kryeqytet, më konkretisht në zonën e Yzberishtit. Mësuesja njoftoi prindërit menjëherë prindërit në grupin e klasës dhe lajëmroi se kishte vënë re përgjumien e nxënësve në klasë. Me t’u bërë publike në media, menjëherë ndërhyri Policia e Shtetit, e cila bëri edhe sqarimin më pas lidhur me përmbajtjen e kësaj karameleje.