
Zbulohet shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan që i mori jetën autorit, një i ri rreth 24 vjeç.
Sipas burimeve të Korrierit, automjeti ku viktima po vendoste lëndën eksplozive i përket shtetasit Renato Çepa.
Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit dhe autorit të atentatit që humbi jetën. Ndërkohë autori është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan.