Një 59-vjeçare shqiptare është zhdukur prej disa ditësh në Itali. Sipas familjes së saj, ajo kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e së shtunës, pa lajmëruar asnjë nga familjarët dhe është larguar pa celularin e saj.
Pas disa orësh pritje, familja raportoi në polici zhdukjen e saj, menjëherë autoritetet kanë filluar operacionin për kërkimin e saj. Sipas deklaratës së familjes mësohet, se 59-vjeçarja është zhdukur nga shtëpia rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës së 26 tetorit.
Kërkimet po koordinohen dhe organizohen nga njësia komanduese e zjarrfikësve lokale, e ngritur në periferi të qytetit të Pontedera. Në kërkime të përfshirë dhe një ekip nga brigada e zjarrfikësve të Pizës së bashku me ekspertë të Tas, zhytës nga komanda e zjarrfikësve të Livornos dhe personeli i karabinierëve. Helikopteri Drago nga departamenti i fluturimit të zjarrfikësve Cecina gjithashtu u vu në dispozicion për kërkimin e saj.