Mbetje metalike të rrzikshme, Coca Cola tërheq nga tregu 28 milion shishe, jepet ALARMI
Coca-Cola HBC Austria tërheq nga tregu miliona shishe plastike për shkak të frikës për praninë e pjesëzave metalike. DW njofton se Coca-Cola HBC Austria ka nisur një tërheqje të gjerë të disa prej produkteve të saj, duke paralajmëruar se disa shishe mund të përmbajnë fragmente metali.
Sipas deklaratës së kompanisë të lëshuar të mërkurën, kjo tërheqje përfshin deri në 28 milionë shishe plastike prej 0.5 litrash, sipas raportimit të Deutsche Welle.
Tërheqja pritet të prekë disa lloje të pijeve Sprite, Coca-Cola, MezzoMix dhe Fanta, të cilat kanë datën e skadencës midis 4 shkurtit dhe 12 prillit 2025. “Nuk përjashtohet mundësia që të ketë fragmente të vogla metali në një numër shumë të kufizuar shishesh PET 0.5l për shkak të një defekti teknik në prodhim,” tha Coca-Cola HBC Austria në deklaratën e saj.
Kompania këshillon konsumatorët të mos konsumojnë këto produkte, duke e cilësuar si një rrezik të mundshëm për shëndetin.
“Kjo është një masë paraprake e marrë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet austriake. Të gjitha paketimet dhe madhësitë e tjera të shisheve nuk janë të prekura nga kjo tërheqje,” theksoi kompania, duke shtuar se ndjen keqardhje për këtë incident dhe kërkon ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar. Markat e tjera të Coca-Cola dhe madhësitë e tjera të shisheve nuk preken nga ky vendim. / Korrieri