Pas disa alarmeve të bëra nga mësueset se fëmijët po konsumonin çamçakëz që kishte substanca të rrezikshme ç’ka i shkaktonte atyre përgjumje, ka reaguar sërish policia.
Para pak çastesh u njoftua se çamçakëz i në fjalë është thjesht vitaminë E,
Njoftimi i Policisë
Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e premte, më datë 25.10.2024, për një substancë në formë tableti, në ngjyrë jeshile, që dyshohet se përgjum fëmijët, ju njoftojmë se:
Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.
Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat.