Ilir Meta është nxjerrë nga qelia e observimit dhe është dërguar në sektorin e paraburgimit 313 në Tiranë. Ai ndodhet në një qeli të veçuar dhe në të njëjtin sektor janë vendosur ish-zyrtarë të lartë apo ish-oficerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Gjatë katër ditëve të qëndrimit në “313”, Meta ka kërkuar vetëm një palestër ku të bëjë stërvitje. Në ajrim, ish-presidenti ka dalë i vetëm.
Sa i përket ushqimit, ai ka pranuar vetëm atë të dërguar nga i biri. Gjatë këtyre ditëve, takime i janë lejuar vetëm me avokatin e tij, Genci Gjokutaj. Ish-presidenti është nën arrest pasi dyshohet për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.