Ish zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Mësohet se motivi i thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme ka të bëjë me çështjen e “21 Janarit”.
Për këtë çështje, dje u thirr edhe ish drejtori i Policisë së Përgjithshme Hysni Burgaj.
Që kur dosja i kaloi SPAK, Prokuroria e Posaçme vijon marrjen në pyetje të drejtuesve të lartë të institucioneve të përfshira në ngjarjen e 4 vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011.