Gazetari Elton Qyno ka treguar detaje nga arrestimi i socialistit të Durrësit, Jurgis Çyrbes.
I ftuar në “Të Pashoq”, ai zbulon manovrën që bëri Çyrbja me dorëheqjen si deputet.
Sipas tij, ai kujtoi se ishte nën hetim vetëm për dosjen e abuzimeve kur ka qenë drejtor Hipoteke në Durrës.
Për këtë arsye dha dorëheqjen me shpresën se SPAK do shpallte mos kompetencë dhe dosja të kalonte në Durrës.
Ndërsa dosjen e “Sky Ecc” thotë gazetari, ish-deputeti socialist nuk e priste fare.
“Ai dha dorëheqjen me shpresën se dosja do transferohej në Durrës. Kush ka përdorur SKY e di çfarë ka folur. Ai e ndjente lagështirën. Ai u këshillua nga juristë të njohur me shpresën e transferimit të dosjes në Durrës, duke qenë se ka qen një drejtor i ulët. Nëse do jepte dorëheqje nuk ishte pjesë e juridiksionit të SPAK.
Do kërkonte të shpallej moskopetenca dhe të transferohej në Durrës. Nxori dhe formulën e arsyeve shëndetësore. Nuk e priste të dytën. E dyta i erdhi si rrufe në qiell të hapur”, thotë Qyno.
Elton Qyno tregon se ajo që u zbulua nga dosja SKY për Jurgis Cyrbjan në qarkun e Durrësit ndodh rëndom edhe në qarqe të tjera të nxehta. Gazetari paralajmëron të tjera arrestime në kuadër të dosjeve të SKY.