
Debate dhe akuza të forta në seancën për masën e sigurisë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të tjerët.
Ish-Presidenti u përplas me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani për dosjen që e çoi pas hekurave.
Gazetarja Keti Banushi shprehet se Meta i ka thënë Dumanit “Të kam vëth në vesh, mbaje mend ç’kam për të të punuar”.
Po sipas saj, e ka sharë dhe ofenduar kreun e SPAK-ut.
“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, mësohet të ketë thënë Meta.