“Paratë rrush e kumbulla”, Fisnik Qosja në Kavajë , tender 237 mijë euro për festa!
Institucionet shtetërore janë vënë në “garë” për organizimin e festave. Pas super tenderit të FSHZH-së, që akordoi 3.3 milionë euro për “tallava” në gjithë Shqipërinë, radha i ka ardhur Bashkisë së Kavajës, bashki e cila drejtohet nga demokrati Fisnik Qosja.
LEXONI INVESTIGIMET E GAZETA KORRIERI
Megjithëse është 36-vjeçar, Fisniku nuk po sillet siç ka edhe emrin, por si një “adoleshent”, duke shpenzuar edhe ato pak para të mbledhura nga taksat e banorëve të Kavajës.
Veprimet e tij duket se kanë qenë në konflikt të hapur interesi, ku fillimisht futi në punë të gjithë fisin, ndërkohë pasi sistemoi edhe kushërinjtë dhe krushqit, ai futi në punë edhe “kolegët” berber.
Tashmë po mendon edhe për festa dhe dekore, vendimmarrje aspak profesionale, pasi me këto para ai mund të bënte dhjetëra punë publike.
Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për organizimin e festave nga Bashkia e Kavajës
Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për organizimin e festave nga Bashkia e Kavajës
Qosja po sillet njësoj si kolegët e tij socialistë, ata të cilët janë denoncuar me të drejtë nga opozita për shpenzime marramëndëse dhe për propagandë. Por, nëse socialistët janë mjeshtra propagande, përse Fisniku i Kavajës po ndjek shembullin e tyre?!
Kreu i Bashkisë së Kavajës ka urdhëruar hapjen e tenderit me objekt “blerje materiale për aktivitete zyrtare, festive dhe promovuese për nevojat të Bashkisë Kavajë”. Tendera të tillë bëhen edhe nga bashki të tjera, të majta apo edhe ato pak të djathta, por vlera e kësaj procedure në Kavajë është shumë e lartë. Qosja ka akorduar një shumë prej 23.415.060 lekë pa TVSH ose 237,186 euro pa TVSH.
Mësohet se tenderi do të zhvillohet në datë 11 nëntor 2024, ndërsa në dokumentet shoqëruese është edhe sasia dhe grafiku i lëvrimit të mallrave. Qosja kërkon panele për kënd të fotografive, strukturë me këmbëza vetëqëndruese e veshur me imazh të aktivitetit, printime, tapete ceremoniale, etj.
Faksimile: Lista e sendeve të kërkuara nga Bashkia e Kavajës në tenderin 237 mijë euro për festa
Faksimile: Lista e sendeve të kërkuara nga Bashkia e Kavajës në tenderin 237 mijë euro për festa
Faksimile: Lista e sendeve të kërkuara nga Bashkia e Kavajës në tenderin 237 mijë euro për festa
Qosja po mendon edhe për imazhin e tij, teksa ka kërkuar 12 foltore me qira e veshur me imazh të aktivitetit në të gjithë sipërfaqen e saj. Ai kërkon edhe flamuj ceremonial, dekorime festive metalike apo edhe printim dhe forma me ndriçim led neon ose dynamik sipas rastit, të montuara në Bulevardin Qendror nga shtylla në shtyllë. Kërkon 520 copë banera të ndryshëm, 25 m2 punime me shkrime të ndryshne 3D me ndriçim LED, të caktuara nga Bashkia e Kavajës. Specifikime konkrete, duke qenë se “hallet” përfunduan në Kavajë dhe tashmë është radha e festave. Kërkohen edhe tenda 1600 m2 për aktivitete me strukturë alumini vetëqëndruese me mbulim të bardhë ose transparent në përmasa. Madje, edhe pjesa e sipërme dhe ballore të pajisura me tavolinë dhe karrige me qira. Kërkohen 1500 copë karrige. Për fushatë apo aktiviteve zyrtare?! /voxnews
Fisnik Qosja Kavajë tender