Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga bashkë me një grek nga autoritetet në Selanik. Të dy akuzohen për kultivim, trafik dhe posedim të lëndëve narkotike. Dyshja u ndaluan nga policia teksa udhëtonin në rrugë dhe për shkak të sjelljes së tyre të dyshimtë e mungesës së dokumentacionit të mjetit, autoritetet u kontrolluan dhe banesën.
Brenda apartamentit u gjetën 75 bimë kanabisiqë ishin vendosur në një dhomë që siç duket, dyshja e kishin kthyer në një “shtëpi bari”. Gjithashtu u sekuestruan edhe 7 pako marijuane të papërpunuar me peshë totale 2,4 kilogramë , 2 pako me kanabis të përpunuar (çokollatë) me peshë totale 68 gramë, 2 automjete, 980 euro cash dhe 2 celularë.