PS dërgoi në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore, për përjashtimin e 2 deputetëve të PD, që dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normal të saj .
Në shkresën e hartuar, drejtuar Sekretariatit të Etikës, kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Gjatë seancës së djeshme, Hoti u pa teksa spërkaste nga disa kuti të vogla sallën e Parlamentit dhe pengoi seancën, teksa u dyshua se ishin me përmbajtje lënde djegëse benzinë.
Vetë deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti tha se ishte aromatizues, kurse verifikimet vijojnë.
Në videon e mëposhtme ministri i Jashtëm Igli Hasani, ai i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë marr shishen dhe i kanë marrë erë nëse është parfum apo benzin.
Por a kanë shkelur ligjin duke prishur provat e vendngjarjes, pas prekjes me duar?