Klajdi Merkaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja” është arrestuar dje në Romë. Ai akuzohet se pastronte paratë e vëllezëerve Franc dhe Hajdar Ccopja. Arrestimi i tij është bërë me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë.
Vëllezërit Merkaj nga Berati janë “subjekti” më i ri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të tre vëllezërit Astrit, Endri dhe Klajdi Merkaj, SPAK nisi një hetim pasuror. Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sekuestrimit të pasurive të Klajdit Merkaj, Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj. Masa e sigurisë vjen si pasojë e një operacioni që SPAK mori më 31 korrik, ku lëshoi urdhërarreste për 33 persona, por përfunduan vetëm 11 në pranga, ndërsa 2 prej tyre ishin në burg, pasi ishin arrestuar për vepra të tjera penale.
Përveç tyre nën hetim janë edhe familjarët e tyre dhe rrethi shoqëror, pasi ka dyshime se mund të kenë fshehur pasurinë në emrin e tyre.
SPAK po kontrollon Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bankat, Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe shumë burimeve të tjera, për të zbuluar pasuritë e vëllezërve nga Berati. Kjo pasi një prej tyre, i shpalluri në kërkim klajdi Merkaj ka pasur komunikime në aplikacionin “SkyECC” me vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja.
Ky i fundit në shumë raste dërgonte eurot me valixhe nga Londra dhe vende të tjera të Europës, ndërsa pritës në Shqipëri rezulton të ketë qenë Klajdi Merkaj. Paratë më pas investoheshin në Shqipëri, duke ndërtuar komplekse rezidenciale dhe troje. Në emër të Klajdi Merkajt deri më tani, rezulton kompania “Merkaj Invest”. E themeluar në 10 shkurt 2022 me seli në rrugën “Papa Gjon Pali II”, kompania ka si objekt fushën e ndërtimit të të gjitha llojeve duke përfshirë, ndërtimet për qëllime banimi.