Tre persona u plagosën me armë zjarri në zemër të Antwerp në Belgjikë. Sipas mediave të huaja, përplasja ka ndodhur mes një grupi shqiptarësh, ku tre prej tyre kanë plagosur me armë zjarri. Nga ana e Policisë belge, 4 persona janë vendosur në pranga, ndër të cilët 3 ishin shqiptarë. 4 të arrestuarit, mes të cilëve edhe tre të plagosurit, janë të moshës 23 deri në 38 vjeç, por mediat belge nuk i kanë publikuar identitetin e tyre të plotë.
Sipas dinamikës së bërë me dije deri më tani, përplasja ka ndodhur në një banesë dhe më pas, të plagosurit janë gjetur në një park makinash aty pranë. Shkaku për përplasjen është ende nuk u hetuar nga Policia.
“Kam dëgjuar 3 ose 4 të shtëna. Dikush hyri këtu duke pyetur nëse mund të telefonoja ambulancën. Policia erdhi brenda një minute,”-tha një banor i zonës.
Sipas dëshmitarit Leno, i cili drejton një dyqan tatuazhesh matanë rrugës, gjithçka ka ndodhur në apartamentin mbi biznesin e tij.
“Dola jashtë kur dëgjova zhurmë dhe një person më tha të merrja ambulancën. Në korridor kishte gjurmë gjaku. Shërbimet e urgjencës mbërritën shumë shpejt dhe gjetën një të plagosur në një banesë. Thirrën zjarrfikësit që ta nxirrnin nga banesa dhe ta dërgonin në spital,”-tregoi ai për mediat vendase.
Ndërtesa në rrugën Jesus njihet si rezidencë për evropianolindorët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë. Pak vite më parë, në rrugën Jesus u kap një bandë shqiptare droge që furnizonte qendrën e qytetit me kokainë nga një apartament.