Operacioni anti-botoks, Skerdi Faria i KEIT në kërkim nga policia, por ai vijon “flakë” në Instagram
Doktori i njohur Skerdilajd Faria, administratori dhe pronari i klinikës “Keit” është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Kjo pasi gjatë aksionit të djeshëm në klinikën e tij janë gjetur materiale kontrabandë (botoks), që injektoheshin tek klientet e biznesit të tij. Por nëse malli është sekuestruar, Faria nuk është gjetur në godinë. Burime bëjnë me dije se mjeku i njohur është aktualisht në Itali dhe është shpallur në kërkim policor.
Por edhe pse në kërkim policor, mjeku është ende aktiv në rrjetet e tij sociale. Vetëm pak orë më parë, para se të dilte lajmi për shpalljen e tij në kërkim, shpërndau informacione lidhur me një procedurë që kryhej në klinikën e tij. Që nga ai moment nuk ka dalë më me asnjë reagim lidhur me aksionin e Policisë.
Por kush është Skerdi Faria?
Mjeku, i cili ka studiuar në Itali, e më pas ka hapur ndër klinikat e para në Tiranë për ndërhyrje estetike është i njohur për publikun. Kjo më shumë për personazhet që ai ka trajtuar në klinikën e tij, por edhe për mënyrën sesi e ka shfaqur veten në rrjetet e tij sociale. Si në Instagram, ashtu edhe në TikTok, publikon gjithmonë video me nota humori duke përfshirë pacientët e tij, por edhe stafin. Kjo ka qenë një mënyrë për t’i bërë publicitet klinikës së tij me qendër në Tiranë. Por, në të gjitha videot e tij, produkti nuk ka qenë në fokus.
Dje Korrieri bëri me dije operacioni u zhvillua në qendrat estestike apo parukeritë në të cilat realizohet dhe procedura e injektimit të botoksit. Në total, Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike e parukeri në Tiranë, për mallra kontrabandë. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesa ku dyshohet se pronarët e këtyre qendrave mbanin stok mallin kontrabandë. /korrieri
Skerdi Faria kërkim KEIT