Dy persona janë arrestuar në Mirditë pasi kanë kërcënuar dhe dhunuar me armë zjarri një 49-vjeçar, i cili ishte pronari i një karburanti. Sipas policisë, në pranga kanë rënë Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj, 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç.
Mësohet se dy të rinjtë kishin refuzuar të paguanin furnzizimin e automjetit me karburant dhe kur pronari i kërkoi pagesën ata e kanë kërcënuar me armë zjarri. Denoncimi u bë në polici nga pronari i karburantit dhe dy të rinjtë janë shpallur në kërkim, ndërsa mbi 28-vjeçarin rëndon akuza “tentativë për vrasje”.
“Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj, 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje. Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti”,njoftoi Policia