Drejtuesi 26-vjeçar i automjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë një ditë më parë në aksin Levan-Qarr, rezultoi se ishte i dehur.
L.Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, iu bë testi i alkoolit pas aksidentit dhe sipas policisë, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë.
Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.