Një 32-vjeçar, i identifikuar Arlind Bushati nga Shkodra ka bërë një denoncim në Polici. Mbrëmjen e djeshme, pretendon 32-vjeçari, djali i djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qenë kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, është kërcënuar me armë zjarri nga dy persona, të cilët nuk i ka identifikuar.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit, duke mos e bërë publik identitetin e personit të kërcënuar, njofton se sapo ka marrë kallëzimin ka shkuar në vendin e ngjarjes. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja, pranë pedonales, janë marrë kamerat e sigurisë, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.
Njoftimi i plotë:
Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Xhemal Bushatit iu vendos tritol në një bizneset e tij në Shkodër në mars të vitit 2022. Në pamjet e një kamere sigurie aokohe u dallua vetëm një person, të cilët i vendosën lëndën plasëse biznesit. Por edhe sot e kësaj dite nuk është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit. Në dëshminë e tij në Polici, Bushati deklaroi se nuk kishte konflikt me askënd.