Pas shkarkimit të Loina Priftit nga drejtimi i kompanisë së prodhimit të ID dhe pasaportave biometrike, “IdentiTek”, ja kush është emri i ri që pritet të emërohet nga Ministri i Brendshëm.
Mësohet se ajo është Freskida Halilaj, 32-vjeçarja me një përvojë në fushën e telekomunikacionit.
Shkarkimi i Loina Priftit erdhi pas auditit të ngritur nga Ministria e Brendshme ku janë konstatuar shkelje të ndryshme të praktikave ligjore për ruajtjen e të dhënave sensitive, si dhe abuzim me fondet e kompanisë.