Seanca gjyqësore për Dan Hutrën, autori i vrasjes së tre grave, është shtyrë. Mësohet se një nga anëtarët e trupit gjykues është sëmurë dhe ka munguar. Po ashtu edhe Hutra ka refuzuar avokatin e caktuar nga gjykata, pasi pretendon se ai e ka një avokat.
Ndërkohë Dan Hutra nga salla e gjyqit ka kërcënuar gazetarët, duke u thënë se do t’i vij edhe atyre momenti. Gjithashtu, Hutra ka mohuar të ketë dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme, edhe pse në maj të këtij viti u raportua se ai u mor si i pandehur nga SPAK.
”Nuk kam dëshmuar ne SPAK se s’kam ça deshmoj por do të dal e vërteta. Mos gënjeni shumë. Do vijë edhe momenti juaj”, i ka thënë Dan Hutra gazetarëve.