Floriar Arapi i shoqatës MEXHLIS ka paditur ne SPAK Kryetarin e Bashkise Tirane Erion Veliaj në lidhje me martesën e kryer në tarracën e Bashkise nga dy persona te së njëjtës gjini.
Arapi njihet si përfaqësues i rrymës islamiste erdoganiste në Tiranë, krahu më ekstrem i saj që organizon protesta duke bërtitur “allahu akbar” në mes të kryeqytetit sikur të ishim në Pakistan.
Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e tyre në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit.
Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, si një lëvizje simbolike për të promovuar të drejtat e LGBT+.
Kjo ceremoni u kundërshtua nga personalitete e shoqata të shumta si dhe nga komunitetet fetare në vendin tonë.
Martesa mes dy vajzave nuk është pranuar nga Gjendja Civile, pasi ligji shqiptar nuk i njeh martesat e të njëjtës gjini.