Tjetër incident me Ryan Air , shpërthen në flakë motori i avionit , a është e sigurt kompania ?
Pasagjerët e një avioni përjetuan momente tmerri në aeroportin e Brindisit, kur pak para ngritjes, motori shpërtheu në flakë.
Ndërhyrja ishte e menjëhershme dhe 200 pasagjerët mundën të evakuoheshin në kohë.
Fluturimi, që kishte si destinacion Torinon, u anulua, ndërsa aeroporti u detyrua të mbyllet përkohësisht.
Dramatic moment Ryanair passengers use emergency slides after plane catches fire https://t.co/UCC60dgE3W pic.twitter.com/hhukZMXdpl
— Mirror World News (@MirrorWorldNews) October 3, 2024
“Për shkak të një problemi teknik me një avion që po përgatitej për ngritje, aeroporti Salento në Brindisi është mbyllur përkohësisht. Pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes daljeve të emergjencës.”, tha kompania në një prononcim.
Pasagjerët janë tashmë në aeroport ku stafi i Aeroporti di Puglia po i ndihmon, ndërsa asnjëri prej tyre nuk u lëndua
Dy ditë më parë, një tjetër avion i Ryan Air pati probleme serioze gjatë zbritjes në aeroportin Orio al Serio të Bergamos pasi shpërthyen gomat duke rrezikuar seriozisht jetën e udhëtarëve.
Pas shpeshtimit të incidenteve me avionët e Ryan Air shtrohet pyetja: A është e sigurt kjo kompani dhe a mund të fluturojnë shqiptarët të sigurt me të ? /Korrieri