Ka mbi “shpinë” 120 akuza! Thellohet historia e skandalit seksual të Diddy , akuzohet se përdhunoi edhe një 9-vjeçar
Paditë e ngritura ndaj Sean “Diddy” Comb sa vijnë edhe bëhen më të tmerrshme. Sipas avokatit paditës, Tony Buzbee, që përfaqëson palët e dhunuara, në Prokurorinë e Teksas janë depozituar 120 akuza ndaj reperit amerikan, por njëra është më rrëqethëse: ajo e përdhunimit të një djali 9-vjeçar. Sipas Buzbee, familjes së djalit iu premtua se ai do të merrte pjesë në auditemet që mbaheshin në kompaninë e tij diskografike “Bad Boys Records”, por në të vërtetë, ai u përdhunua nga Diddy dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas avokatit 9-vjeçari nuk është i vetmi i mitur që u abuzua por gjithashtu edhe dy djem të tjerë të mitur, të moshës 14 vjeç dhe 15 vjeç. Sipas akuzave të ngritura nga 120 persona që kanë paditur Diddy-n, 25 prej tyre janë të mitur.
“Dua të fokusohem në moshat e këtyre viktimave. Kur flasim për moshat e këtyre viktimave kur ka ndodhur abuzimi, është tronditëse. Ky djal u abuzua seksualisht nga Sean Combs dhe disa njerëz të tjerë në studio, pasi reperi iu premtoi prindërve të tij se 9-vjeçari do të merrte pjesë në auditimet, por nuk ndodhi kështu. Gjithashtu edhe një 14-vjeçar dhe 15-vjeçar u abuzuan seksualisht në studion e tij teksa morën pjesë për audicione. Të gjithë ata po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje. Të gjithë ishin të mitur,”- tha Buzbee.
Por, deklarata e tij u bë më shokuese teksa tha se emra të tjerë do të bëhen të ditur për publikun si bashkëpunëtorët e Diddy-t.
“Emrat e tjerë do t’ju shokojnë. Lista është shumë e gjatë. Ne duam të vërtetojmë provat para se t’i publikojmë”, tha Buzbee.
Ndërsa, ekipi ligjor i Diddy reagoi menjëherë pas akuzave të avokatit Buzbee dhe mohuan çdo padi të ngritur. Ata thanë se Combs nuk ka abuzuar me asnjë person seksualisht aq më tepër me të mitur.
“Combs mohon në mënyrë të prerë dhe kategorisht çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me persona të ndryshëm, duke përfshirë edhe të miturit. Këto akuza janë të rreme dhe shpifje të ngritura për të dëmtuar imazhin e tij. Ai është në pritje të vërtetojë pafajësinë e tij dhe e vërteta të zbulohet me anë të provave dhe jo spekulimeve,”- tha avokatja e Combs, Erica Wolff.
Reperi Sean Diddy Combs aktualisht ndodhet në burg, pasi i është refuzuar lirimi me kusht për herë të dytë, ndaj ai tashmë ka kufizuar kontaktet me shtatë fëmijët e tij. Ai akuzohet për shantazh, trafikim njerëzor në cilësinë e shfrytëzimit seksual dhe krime që lidhen me prostitucionin.
Ai akuzohet se se i detyronte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai u dha viktimave droga të tilla si ketaminë, MDMA dhe BHB. Ata sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike dhe trearmë, të cilat ishin fshehur në dollapin e tij të dhomës së gjumit në rezidencën në Miami. Arrestimi në Manhattan pasoi kontrollet në dy nga pronat e tij në Los Anxhelos dhe Miami si pjesë e një hetimi federal për abuzimin e mundshëm seksual dhe trafikimin e qenieve njerëzore.