Imami Ilir Curri ka rrëfyer një histori interesante të një momenti ekzorcizmi. I ftuar në Vizion Plus, Curri ka treguar bisedën mes një hoxhe dhe një xhindi.
Imami tha se në momentin kur hoxha i kërkoi xhindit të largohej nga trupi i njeriut, ai e lejoi, por xhindi nuk mundi të futej për shkak të besimit të madh që hoxha kishte te Zoti.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Hoxhallarët ndikohen vetë personalisht?
Curri: Gjatë procesit të Rukijes njeriu reagon, por nuk është personi që flet, por xhindi. Në një rast Xhindi i thotë Hoxhës më lër të futem te ty, dhe Hoxha i thotë ti do dalësh ose do digjesh. Xhindi i kërkon të futet në trup, hoxha i thotë futu. Të pranishmit i thonë jo, se pastaj kush do të këndojë ty.
Borakaj: E çfarë ndodhi?
Curri: Atëherë Hoxha e dëgjon duke qarë pasi ai i thotë se se ti ke përmendur 100 herë Zotin.